Qytetërim

Doni iPhone? Ky është versioni më i lirë i Apple

Ky telefon do të jetë rreth 200 dollarë më pak se versioni më i lirë i iPhone 16 i lançuar në shtator.

k.m.
Doni iPhone? Ky është versioni më i lirë i Apple
iPhone 16e

SHBA- Apple ka lancuar një telefon të ri, iPhone 16e. Telefoni i ri, 16e do të kushtojë 599 dollarë, më shumë se telefoni i të njëjtës seri "SE". Po ashtu, telefoni do të ketë të përfshirë një çip të fuqishëm për të ekzekutuar Apple Intelligence, një grup karakteristikash me akses në ChatGPT.

Përveç mungesës së lenteve të kamerës me kënd të gjerë dhe një butoni që mungon, 16e duket shumë si "vëllezërit e tij" më të shtrenjtë.

Ky telefon do të jetë rreth 200 dollarë më pak se versioni më i lirë i iPhone 16 i lançuar në shtator. iPhone 16e ka jetëgjatësinë më të mirë të baterisë ndonjëherë në një iPhone 6.1 inç, që zgjat deri në gjashtë orë më shumë se iPhone 11 dhe deri në 12 orë më shumë se të gjitha gjeneratat e iPhone SE.

Dhe me Face ID të aktivizuar nga sistemi i kamerës TrueDepth, përdoruesit mund të zhbllokojnë në mënyrë të sigurt iPhone-in e tyre, të vërtetojnë blerjet. iPhone 16e ofron gjithashtu një shumëllojshmëri opsionesh karikimi, duke përfshirë karikimin me valë dhe USB-C për lidhje të lehtë me një gamë të gjerë aksesorësh./ZËRI

Poll

MOS HUMB