Qytetërim

Lojërat e fatit në sport/ FBI arreston yllin e 'Miami Heat' dhe trajnerin e skuadrës së NBA

Arrestimet ishin rezultat i një hetimi njëvjeçar që mbulonte 11 shtete dhe që përfshinte dhjetëra miliona dollarë. 

F.I
Lojërat e fatit në sport/ FBI arreston yllin e 'Miami Heat'
Terry Rozier dhe Chauncey Billups

SHBA-Mbrojtësi i Miami Heat në NBA, Terry Rozier dhe trajneri i Portland Trail Blazers në basketboll, Chauncey Billups dhe Damon Jones janë arrestuar nga FBI. Arrestimet ishin rezultat i një hetimi njëvjeçar që mbulonte 11 shtete dhe që përfshinte dhjetëra miliona dollarë. Sipas ABC News, Jones u arrestua me akuzën se u dha informacione të brendshme të bashkëpandehurve, të cilët më pas e përdorën atë për të vendosur baste në NBA. 

Ndërkohë CNN raporton, se në një skemë të dyshuar të veçantë, Jones dhe trajneri i Portland Trail Blazers, Chauncey Billups, u paguan për të qenë pjesë e lojërave të paligjshme të pokerit që u zhvilluan në New York, Florida dhe Nevada, ku përfshiheshin anëtarë të të paktën tre familjeve mafioze të New York-ut.

Në një rast, Jones kërkoi një pagesë fillestare prej 2,500 dollarësh përpara se të merrte pjesë në njërën nga ndeshjet. Jones, Billups dhe Terry Rozier ishin midis gjashtë personave që u akuzuan në lidhje me hetimin. Një hetim i NBA-së përcaktoi se Porter kishte zbuluar "informacion konfidencial për bastorët sportivë", kishte kufizuar kohën e tij të lojës në ndeshje të caktuara për qëllime bastesh dhe për të luajtur baste në ndeshjet e NBA-së, duke çuar në pezullimin e tij të përjetshëm.

Agjencitë e basteve sportive në disa shtete raportuan aktivitet të pazakontë bastesh në lidhje me statistikat e Rozier para një ndeshjeje midis Charlotte Hornets dhe New Orleans Hornets më 23 mars 2023. Brenda 46 minutave, pati 30 baste nga një person që arritën në total 13,759 dollarë për pikët, rebaundet dhe asistet e ulëta të Rozier, gjë që bëri që disa agjenci të mbyllnin bastet mbi statistikat e tij.

Rozier u tërhoq nga ndeshja për shkak të një dëmtimi në këmbë dhe basti i çuditshëm u fitua, ndërsa hetime janë hapur për këtë çështje. Rozier, i cili në atë kohë ishte me Hornets, luajti vetëm 10 minuta para se të largohej nga ndeshja për shkak të një dëmtimi.

Poll

MOS HUMB