Qytetërim

Lule dhe shampanjë, Jennifer Lopez në një romancë të re, lë pas Ben Affleck

Teksa Lopez planifikoi të shkojë me pushime, ndryshe nga siç e kishte menduar, ajo kaloi kohë me Kevin Costner.

I.F
Lule dhe shampanjë, Jennifer Lopez në një romancë të
Jennifer Lopez dhe Kevin Costner

COLORADO- Jennifer Lopez u “arratis” për në në Aspen të Colorados, por duket se disa takime interesante ndodhën atje. Teksa Lopez planifikoi të shkojë me pushime, ndryshe nga siç e kishte menduar, ajo kaloi kohë me Kevin Costner.

Sipas UK's Closer, të dy janë parë duke shijuar një pije dhe duke biseduar në shoqërinë e miqve. Lopez, pas ndarjes me Ben Affleck, duket se po i kushton kohë vetes, duke udhëtuar dhe takuar njerëz të rinj, duke u përpjekur të ndryshoje përditshmërinë e saj.

Një person i afërt me këngëtaren, zbuloi detaje gjatë takimit të tyre, duke thënë se ata janë ende në fazat e para të takimit.

“Tani për tani gjërat janë ende në fazat e hershme, por pasi u takuan në Aspen, ai i dërgoi asaj një buqetë të madhe me lulet e saj të preferuara me një shënim të vogël të shkruar me dorë së bashku me një shishe të madhe shampanjë. Ata kanë folur pothuajse çdo ditë që atëherë dhe plani është që të takohen për darkë në dy javët e ardhshme kur oraret e tyre të përputhen”, tha burimi.

Edhe miqtë e tyre duket se e miratojnë lidhjen e tyre, pasi raportojnë se kanë shumë të përbashkëta.  Sipas të njëjtit person, Lopez është e mahnitur prej tij.

“Lopez thuhet se pëlqen sa i apasionuar është Kevin për të bërë filma dhe është gjithashtu një muzikant, dhe ai është i mahnitur se sa në formë të jashtëzakonshme është ajo dhe se si ajo arrin të duket përjetësisht e re. Ajo është ndër njerëzit që e frymëzojnë atë të hyjë në palestër dhe të provojë se mosha është vetëm një numër", shtoi burimi.

Ata që e njohin mirë Lopezin, theksojnë se ajo mund të mos jetë ende gati për të hyrë në një lidhje të re, pasi ndarja e saj nga Affleck është relativisht e fundit, por vlerësojnë se "çdo gjë është çështje kohe". “Edhe nëse nuk ndodh tani dhe ata mbeten miq për momentin, koha është gjithçka. Pra, ka mundësi për të ardhmen që këta të dy të takohen. Të gjithë miqtë e tyre mendojnë se do të jenë të përsosur së bashku”, përfundoi burimi.

Lule dhe shampanjë, Jennifer Lopez në një romancë të
Kevin Costner - Christine Baumgartner dhe Jennifer Lopez - Ben Affleck

Të dy aktorët aktualisht janë beqarë. Jennifer Lopez u divorcua nga Ben Affleck në vitin 2024, pas dy vitesh martesë. Sa i përket Kevin Costner-it, ai dhe Christine Baumgartner kanë qenë së bashku për gati 20 vjet, duke vendosur të shkojnë të ndarë vitin e kaluar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB