TIRANË- Banori i Big Brother VIP, Miri, ka pasur një bisedë gjatë ditës së djeshme me një nga banorët më të rinj, Artan Kola.
Gjatë bisedës Miri ka folur për komunikimet e fundit që ai ka pasur me bashkëshorten e tij para se të futej në BBVIP.
Ai ka treguar se partnerja është gjermane dhe se kanë diskutuar nëse ajo ishte dakord apo jo për futjen e tij në këtë ‘Reality Show’.
Pjesë nga biseda:
Miri: Unë e kam bashkëshorten gjermane.
Artan: S’ke nevojë se e di.
Miri: Nuk po ta them ty. Tani, unë kam bërë një pyetësor dhe te pyetja dy, nuk shkova në fund se nuk kisha nevojë, i thashë ‘unë do të hy atje, por ta kesh parasysh se ça mund të ndodhë atje’. Je dakord i thashë, e di ç’më tha ‘më plasi’. Tani do të hy thashë unë.
Armir Shahini, ose i njohur ndryshe dhe si Miri i grupit West Side Family, është një nga emrat më të diskutuar të këtij sezoni në “Big Brother VIP Albania”. Ai po tërheq vëmendje për dinamikën e tij në shtëpi dhe për një trekëndësh emocional që ka ngritur tensionin mes dy prej banoreve. Dy vajza, Lorna dhe Selin, duket se kanë shfaqur interes për të, duke e bërë këngëtarin një nga protagonistët kryesorë të këtij edicioni.
Miri, njihet për jetën e tij shumë private dhe larg vëmendjes së mediave rozë. Për dallim nga shumë personazhe të tjerë të skenës, ai ka zgjedhur që jetën familjare ta mbajë hermetike, duke u fokusuar kryesisht te muzika dhe trashëgimia e grupit që la gjurmë në pop-kulturën shqiptare.
Së fundmi, në rrjetet sociale janë shpërndarë disa foto ku këngëtari shihet krah bashkëshortes së tij. Ajo që bie në sy dhe që ka zgjuar kureshtjen e ndjekësve është fakti se partnerja e Mirit nuk është shqiptare.
Në imazhet e publikuara, çifti duket mjaft i lumtur, duke shijuar momente të veçanta së bashku. Në fotot e qarkulluara, çifti shfaqet në atë që duket si dita e tyre e martesës, ku bashkëshortja mban një vello elegante dhe një buqetë me lule të bardha.
Gjithashtu, në njërën prej fotove shihet edhe vajza, duke dëshmuar kështu portretin e plotë familjar të artistit, i cili e ndan jetën mes Tiranës dhe Gjermanisë./ZËRI