Qytetërim

A do të jenë Arbana dhe Luizi bashkë në drejtimin e Fermës! Luizi ‘i hedh beniznë zjarrit’, moderatorja e vulos…

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli, ka thyer heshtjen pas lajmeve që po qarkullojnë së fundmi në mediat rozë

E.K
A do të jenë Arbana dhe Luizi bashkë në drejtimin e
luizi dhe arbana

TIRANË- Arbana Osmani dhe Luiz Ejlli janë përfolur si figurat që do të drejtojnë këtë vit edicionin e radhës të Ferma VIP. Në media është thënë me siguri se Arbana do të jetë në rolin e moderatores, ndërsa Luizi në rolin e kryeplakut të Fermës, në një përpjekje për ta bërë këtë format një konkurent të denjë të Big Brother.

Mirëpo vetë Luizi ka bërë një reagim që i ka bërë edhe më konfuz ndjekësit, teksa i etiketon si parashikues fati ata që lidhin emrin e tij, me Ferma VIP.

“Edhe këtë vit si çdo vit, ‘astrologët’ thonë që do të jem opinionist, kryeplak, bajraktar, kryetar komune etj. E doni përgjigjen? Apo t’i lë edhe pak meqë është fund muaji dhe kanë detyrime, qera dhe rroga për të paguar?”, shkroi ai.

Nga ana tjetër, Arbana është treguar më hermetike, ndërsa një postim i bërë së fundi, duket se vulos thashethemet. Ajo ka postuar një foto, ku shihet me çizmet e saj luksoze, e ulur mbi bar, dhe baltë.

A do të jenë Arbana dhe Luizi bashkë në drejtimin e
postimi i arbanes

Sipas ndjekësve, ajo ka vizituar nga afër ambientet e Fermës, dhe është gati për të marrë në dorë drejtimin e emisionit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB