PRISHTINË- "Sunny Hill Festival" ka qenë kryefjala e ditëve të fundit. Ylli i muzikës me famë botërore, Dua Lipa, dhuroi spektal për publikun shqiptar me performanca elektrizuese. Vetë Dua ka ndarë në Instagram momente nga festivali, teksa në përfundimin të edicionit të këtij viti, ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen. Përmes një postimi të gjatë, Dua falënderoi familjen, ekipin organizator, artistët dhe veçanërisht fansat që e bënë këtë edicion të paharrueshëm.
"Çfarë mënyre magjike për të mbyllur edicionin e këtij viti të @sunnyhillfestival! Jam e mbushur me mirënjohje dhe dashuri për familjen time të mrekullueshme dhe për ekipet e jashtëzakonshme që dhanë zemrën e tyre për t’i bërë realitet këto net të paharrueshme.
Për të gjithë artistët e mrekullueshëm, ekipet e tyre dhe miqtë tanë të dashur – faleminderit që ishit aty, që ndatë energjinë tuaj dhe që ndriçuat çdo moment bashkë me ne. Ju e bëtë Prishtinën të shkëlqejë edhe më shumë.
Dhe për fansat tanë të bukur – WOW WOW WOW – ju sollët dashurinë, gëzimin, shpirtin. Kërcyet, kënduat, festuat me ne, dhe e bëtë festivalin e këtij viti vërtet të paharrueshëm.
Nga zemra, ju falënderojmë. Ju duam pafund. Deri vitin tjetër”…", shkruan Dua.
Dua Lipa mbërriti në Prishtinë vetëm tri ditë para nisjes së edicionit të pestë të “Sunny Hill Festival”. Ylli i muzikës dhuroi performanca fantastike në natën e parë, teksa ndau skenën me babain e saj, Dukagjin Lipa, duke befasuar fansat. Edicioni i këtij viti i “Sunny Hill Festival 2025” u mbajt nga data 1 deri më 3 gusht./ZËRI