Qytetërim

“Meshkujt që kanë shumë para të tradhtojnë”, ‘godet’ sërish Brikena: Dua një burrë ‘bukë e kripë e zemër’

Brikena vazhdimisht ka deklaruar se te partneri i saj i jetës nuk kërkon pasurinë por të jetë një njeri i mirë

E.K
“Meshkujt që kanë shumë para të
brikena ne big brother

TIRANË- Modelja nga Kosova, Brikena Selmani, e cila është një nga banoret e Big Brother VIP Albania 5, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave.

Gjatë bisedave me banorët e tjerë, Brikena u shpreh se beson se shumica e meshkujve të pasur kanë tendencë të tradhtojnë.

“Unë mendoj që meshkujt që kanë shumë para, shumica mendoj që tradhtojnë", tha ajo.

Ajo gjithashtu shtoi se dëshiron një partner të thjeshtë, “bukë e kripë e zemër”, një person me të cilin të ndihet mirë dhe të ketë një marrëdhënie të sinqertë.

Brikena, e cila është e njohur në Kosovë për karrierën e saj si modele, po e shfrytëzon pjesëmarrjen në Big Brother për të treguar më shumë nga personaliteti i saj dhe për të hapur diskutime mbi tematikat që lidhen me marrëdhëniet dhe jetën personale.

Deklaratat e saj kanë shkaktuar reagime të ndryshme nga fansat, të cilët komentojnë mbi preferencat dhe bindjet e saj për dashurinë dhe partneritetin.

Brikena ka treguar se është e hapur për të diskutuar çështje personale dhe preferenca të saj, duke i bërë momentet e saj në shtëpi më tërheqëse për audiencën. Që në nisje të këtij formati, Brikena shkaktoi bujë, pasi në klipin e saj prezantues, tha se nuk kishte pasur asnjë lidhje, edhe pse është 25-vjeçare.

Poll

MOS HUMB