Qytetërim

Ndahet nga jeta ish-basketbollisti dhe gazetari i njohur, vëllai binjak i aktores Ema Andrea

Enea Andrea është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare, pas një ataku kardiak kur po stërvitej në palestër

E.K
Ndahet nga jeta ish-basketbollisti dhe gazetari i njohur, vëllai binjak i
enea andrea

TIRANË- Ditët e fundit të këtij viti kanë sjellë një lajm të zi për sportin e Basketbollit dhe Dinamos, pasi ish-basketbollisti Enea Andrea ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur dhe parakohshme, në moshën 54-vjeçare.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në një palestër sportive gjatë orarit që ai ushtrohej, por që këtë gjerë shkoi për të mos u kthyer më. Rreth 7 vite më pare ai kaloi një problem me zemrën pas të cilit u rikthye në formën optimale fizike dhe që prej asaj periudhe ushtrohej çdo ditë.

Një lajm i hidhur për sportin e Basketbollit dhe median shqiptare ku ai prej disa vitesh kryente edhe rolin e specialistit në komentet televizive të basketbollit amerikan NBA dhe jo vetëm.

Enea Andrea është gjithashtu vëllai binjak i aktores të njohur shqiptare Ema Andrea. Ai luajti për shumë vite basketboll si pjesë e ekipit të Dinamos dhe ekipit kombëtar.

Ndahet nga jeta ish-basketbollisti dhe gazetari i njohur, vëllai binjak i
ema dhe enea andrea

Si basketbollist, Enea ka luajtur me ekipin e Dinamos rreth viteve 2005, ndërsa gazetarinë dhe komentimin e nisi më vonë. Ai ka komentuar pikërisht ndeshjet të basketbollit, NBA dhe Euroligës.

Poll

MOS HUMB