TIRANË- Regjisori Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit ditën e martë, 2 shtator. Homazhet do të mbahen në Hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit nga ora 10:00-13:00. Detajet u bënë me dije nga vajza e regjisorit, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale.
“Homazhet per Dhimitër Anagnostin do te zhvillohen te marten date 02 shtator ne Hollin e Teatrit te Operes dhe Baletit, ora 10.00 – 13.00”, ka shkruar e bija Juna Anagnosti.
Regjisori i njohur, Dhimitër Anagnosti është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale.
“Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetes sone! Pas nje lëngimi te gjate ju binde ligjit te jetes! Lamtumirë babush”, shkruan vajza e tij Juna Anagnosti./ZËRI

