TIRANË- Sara Mile, deputetja e dalë nga zgjedhjet e 11 majit si ligjvënëse e re në radhët e Partisë Socialiste, ka pësuar një ndryshëm të dukshëm në pamje. Duhet thënë, një përmirësim i linjave të saj, që prej kur shkeli për herë të parë në Kuvend.
Imazhi i saj ka ndryshuar, më e dobësuar, linja që bien në sy dhe fytyrë më elegante, është kjo pamja më e re e Miles.
A ndikoi 'karrigia' e deputetes? Në fakt, ndryshimi i Miles, mund të interpretohet në disa forma. Ndoshta Kuvendi ka efektin e tij, debatet dhe sherret në seanca, pse jo edhe rroga, por nuk mund të përjashtohet kurrsesi dëshira e 29-vjeçares për të qenë më e kuruar për syrin e kamerave.
Megjithatë, vlen të theksohet se 29-vjeçarja nga Elbasani nuk është rasti i vetëm që 'pushteti' i ka mundësuar dhe e ka çuar drejt një imazhi më të kruruar, të pranuar dhe më të bukur...Më e votuara në listën e hapur të Partisë Socialiste, pse jo...Ndoshta se kështu e kërkon fama, rrjetet dhe Kuvendi./ZËRI