Qytetërim

Në prag të historisë! Por, sa shanse ka Shqipëria për t'u kualifikuar dhe fituar Botërorin 2026? E zbulon prestigjozja spanjolle...

Fitorja historike përballë Serbisë, ka ndezur shpresat për rezultate premtuese dhe një vend në Botërorin e ardhshëm.

zh.ll
Në prag të historisë! Por, sa shanse ka Shqipëria për
kombetarja shqiptare

SPANJË- Shqipëria duket se është më afër se kurrë dhe për herë të parë pranë kualifikimit në Kupën e Botës 2026. Fitorja historike përballë Serbisë, ka ndezur shpresat për rezultate premtuese dhe një vend në Botërorin e ardhshëm. Por, rruga sigurisht nuk është e thjeshtë. Ka ende edhe pak rrugë përpara.

Megjithtë, portali i njohur spanjoll, ESPN ka publikuar renditjen e 87 ekipeve kombëtare që ende mund të kualifikohen për turneun e madh dhe shanset për ta fituar atë.

Është një pyetje që bëhet çdo katër vjet. Çfarë është më e rëndësishme për një ekip kombëtar: talenti apo forma?

Si tregues për talentin, është përdorur vlera mesatare e transferimeve të lojtarëve sipas të dhënave të Transfermarkt. Për performancën, janë përdorur Vlerësimet Elo të Futbollit Botëror, që marrin parasysh rezultatin e ndeshjeve, vendndodhjen, forcën e kundërshtarit dhe rëndësinë e ndeshjes.

Në këtë renditje, Shqipëria ndodhet në vendin e 47-të. Një pozicion mesatar, por me shpresë për kualifikim nëse vazhdon formën pozitive në ndeshjet e fundit kualifikuese. Ndërkohë, Kosova ndodhet vetëm dy pozicione më poshtë, në vendin e 49-të.

Në prag të historisë! Por, sa shanse ka Shqipëria për
renditja

Ndërsa lista kryesohet nga Franca dhe Spanja, dy ekipet më premtuese, jo vetëm për kualifikim por si një ndër fitueset e kompeticionit vitin e ardhshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB