TIRANË- Belina Pupa, gruaja e aktorit të njohur të humorit, Elvis Pupa, është shpallur e pafajshm pas akuzave për kultivim lëndësh narkotike në një banesë, në Australi, të regjistruar në emrin e saj. Gjykata australiane e shpalli të pafajshme Belinën, pas disa muajsh në proces gjyqësor, ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i aktorit.
Përmes një postimi në IsntaStory, Visi ka publikuar një foto me lajmin e Gjykatës australiane, teksa i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë këtyre muajve.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Mos paçi të tilla raste që t’jua shpërblejmë”, shkruan ai.
Në maj të këtij viti, Belina Pupa u paraqit në gjyq në Australi, nën dyshimin se ishte përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike dhe në lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Menjëherë pas lajmit të bërë publik në media, reagoi Belina duke sqaruar se bëhej fjalë për një shtëpi të dhënë me qera për një një palë të tretë dhe se nuk mund të flasi pa u sqaruar faktet. Ajo përballej me akuzën e kultivimit të 43 bimëve kanabisi në një pronë në Ascot Park. Sipas dokumenteve gjyqësore, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën 1 janar – 4 prill 2025.
Sipas portalit ku u dha për herë të parë ky lajm, thuhej se Belina Pupa ishte arrestuar nga autoritetet australiane, ndërsa aktori është shpallur në kërkim. Përveç saj, u aludua edhe për përfshirjen e aktorit në të njëjtën çështje. Mirëpo, aktori përgënjeshtroi lajmet, duke akuzuar mediat për deformim të lajmit dhe informacionit./ZËRI


