Qytetërim

Odise Roshi tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF: Faleminderit "Raketa"!

Aktualisht, Roshi luan për ekipin turk të "Erzurumspor F.K.".

k.m.
Odise Roshi tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF: Faleminderit
Odise Roshi

TIRANË- Mesfushori Odise Roshi është tërhequr nga Kombëtarja Shqiptare e Futbollit. Lajmi është bërë me dije ditën e sotme nga Federata Shqiptare, ku Roshi falenderohet për kontributin që ka dhënë për ekipin kuqezi. Gjatë karrierës së tij, 33-vjeçari ka luajtur 71 ndeshje për ekipin dhe ka shënuar 5 gola e ka dhënë shumë asiste. Aktualisht, Roshi luan për ekipin turk të "Erzurumspor F.K.".

"71 ndeshje të luajtura, e para ndaj Francës dhe e fundit ndaj Italisë! “Raketa” Odise Roshi, autor i shumë asisteve dhe i 5 golave, ka marrë vendimin të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare. Federata e Futbollit shpreh mirënjohjen për kontributin që Roshi ka dhënë me fanellën kuqezi, duke qenë pjesë e skuadrës historike që u kualifikua dhe luajti në Euro 2016! Faleminderit Odise!,"-shkruan FSHF. 

POSTIMI I PLOTË:

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Poll

MOS HUMB