Qytetërim

Panik në Rrogozhinë! Tifozi rrëzohet nga tribuna gjatë ndeshjes, përfundon në spital

Ndeshja mes Egnatias dhe 'AF Elbasanit' u ndërpre për 12 minuta pasi në minutën e 78-të, një nga tifozët vendas u rrëzua.

k.m.

Panik në Rrogozhinë! Tifozi rrëzohet nga tribuna gjatë

RROGOZHINË- Një tifoz është rrëzuar nga tribuna e stadiumit "Egnatia Arena" në Rrogozhinë. Ndeshja mes Egnatias dhe 'AF Elbasanit' u ndërpre për 12 minuta pasi në minutën e 78-të, një nga tifozët vendas u rrëzua. Sapo skena u dëshmua, brenda në fushë u fut ambulanca, e cila ndodhet gjithmonë jashtë stadiumit.


Teksa autoambulanca transportonte tifozin në spital për mjekim më të specializuar, nga arbitri u kërkua që ndeshja të riniste, por lojtarët e Rrogozhinës nuk pranuan. Vetëm pak minuta më vonë u zbulua se tifozi ishte jashtë rrezikut për jetën dhe të 22 lojtarët u rikthyen në fushën e blertë të stadiumit./ZËRI

Poll

MOS HUMB