Qytetërim

Parisi fiton gjysëmfinalen e parë në shtëpinë e Arsenalit

Arsenalit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje, ndërsa portieri Donarumma bëri disa pritje vendimtare dhe ndihmoi në mbrojtjen e epërsisë së skuadrës franceze.

Redaksia Zëri
Parisi fiton gjysëmfinalen e parë në shtëpinë e
FOTO ILUSTRUESE

PARIS-Arsenali do të përballet me një sfidë të vështirë në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Humbja me rezultat 1-0 në shtëpi kundër Paris San Zhërmenit, do të peshojë. Atmosfera në “Emirates” ishte elektrizuese dhe stadiumi meritonte një tjetër rezultat, qoftë edhe si shpërblim për ndeshjen e parë gjysmëfinale të klubit pas 16 vitesh. Mirëpo goli i hershëm i Osman Dembelesë pas vetëm katër minutash lojë, diktoi të gjithë ndeshjen.

Tifozët vendas heshtën dhe PSG-ja e shfrytëzoi avantazhin. Arsenalit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje, ndërsa portieri Donarumma bëri disa pritje vendimtare dhe ndihmoi në mbrojtjen e epërsisë së skuadrës franceze. Pavarësisht përpjekjeve në pjesën e dytë dhe disa rasteve të mira për të barazuar, Arsenali nuk e çau dot mbrojtjen e fortë të PSG-së. Dembeleja u pozicionua si figura kyçe e mbrëmjes, pa një pozicionim fiks, lirshmëria e të cilit shkaktoi jo pak konfuzion në mbrojtjen e londinezëve.

Te Arsenali u vërejt një mungesë e forcës në mesfushë, për shkak të mungesës së Tomas Partejt dhe paraqitjes nën nivelin e pritur të heroit ndaj Realit, Deklan Rajsit. Londinezët e paten të vështirë të merrnin ritmin e ndeshjes. Trajneri Mikel Arteta mbeti i zhgënjyer me rezultatin, por theksoi se gjithçka është ende e hapur për takimin e kthimit më 7 maj në “Parc des Princes”. Arsenali beson se mund të përmbysë disavantazhin dhe të sigurojë një vend në finalen e madhe, ndërsa PSG-ja është e tëra e dhënë pas idesë së tripletës./ZËRI

Poll

MOS HUMB