TIRANË- Numërimi thuajse mbaroi. Më pak se dy orë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania 5″. Mes emocioneve, aludimeve për emrin e fituesit...surprizat kanë nisur para prime-t. Përveç banorëve, ky edicion ka pasur protagonist edhe moderatorin, Ledion Liçon, jeta private e të cilit është përfolur gjerë e gjatë në mediat.
Një postim i minutave të fundit, ka nxitur kureshtje dhe kuriozitet te fansat. Që prej nisjes së aludimeve për ndarje, nuk ka pasur asnjë reagim, ndërsa sot, Ledioni ka ripostuar një foto krah Sara Hoxhës, ish-partnerja dhe producentja e këtij programi.
Ka qenë opinionisti Arbër Hajdari ai i cili fillimisht ka publikuar një foto, ku shfaqet vetë ai, producentja Sara Hoxha, moderatori Ledion Liço, si dhe opinionistja tjetër Monika Kryemadhi, të shoqëruar edhe nga disa prej anëtarëve të stafit realizues që punojnë pa u lodhur pas kamerave.
Krahas fotove, Arbri shkruan:”Një rrugëtim i gjatë me një ekip profesionistësh — sonte finalja. Pas çdo momenti në ekran qëndron puna e një ekipi të përkushtuar. Respekt dhe mirënjohje për secilin.”
Ky postim është ripostuar nga Ledion Liço duke marrë menjëherë vëmendjen e publikut. Megjithatë, bëhet fjalë për një moment prapaskene të finales, dhe neve s'na mbetet gjë tjetër veçse të presim...