Qytetërim

Ethet e finales! Miri thyen kutinë e emergjencës, çfarë shkruhej brenda në zarf

Mëngjesin e kësaj të marte, Miri theu kutinë e emergjencës, ndërsa teksa brenda zarfit rezervohej një avantazh për banorin.

zh.ll
Ethet e finales! Miri thyen kutinë e emergjencës, çfarë
miri-big brother

TIRANË- Finalja e "Big Brother VIP Albania 5" është më pranë se kurrë, ndërsa ethet kanë kapluar 4 finalistët. Këta të fundit po shijojnë ditët e mbetura brenda shtëpisë së famshme, ndërsa nuk kanë munguar përballjet e forta, teksa po luhen 'gurët' e fundit të lojës.

Banorët po shfrytëzojnë çdo mundësi të fundit për të fituar sa më shumë pikë, avantazhe dhe vëmendjen e publikut. Kështu sot, Miri është banori i radhës, pas Rogertit që theu kutinë e emergjencës. 

Mëngjesin e kësaj të marte, Miri theu kutinë e emergjencës, ndërsa teksa brenda zarfit rezervohej një avantazh për banorin. Në zarf shkruhej se banori ka të drejtën për të ftojë një mik të tij në shtëpinë e "BBV". 

“Fitove të drejtën të ftosh një mik në shtëpinë e Big Brother”, shkruhej në zarf, ndërsa mbetet për t'u parë zgjedhja e Mirit dhe se si do të shfrytëzojë ai këtë avantazh. 

Finalja e madhe e “Big Brother Vip Albania 5” është këtë të shtunë, më 18 prill. Katër finalistët që janë në garë kokë më kokë për çmimin e madh, janë: Selin, Miri, Mateo dhe Rogerti./ZËRI

Poll

MOS HUMB