TIRANË- Numërimi mbrapsht ka nisur. Më shumë se 24 orë kanë mbetur nga finalja e madhe e të "Big Brother VIP Albania 5". Pyetja është e njëjtë në çdo ambient ku është publiku: Kush do të shpallet fituesi i këtij edicioni? Kjo është dilema që do të zbulohet nesër, mbrëmjen e të shtunës, në prime-n final.
Por...deri atëherë, në media dhe çdo diskutim në studio kanë filluar aludimet. Pyetjes nuk i ka shpëtuar as opinionisti Arbër Hajdari, i cili gjatë një intervistë të fundit në Top Albania Radio (TAR), ku u pyet drejtpërdrejt për emrin e fituesit të mundshëm.
“Kush e fiton Big-un?”, ishte kjo pyetja që iu drejtua opinionistit, i cili në fakt, e anashkaloi me humor. Përmes batutës, Arbër përmedni emrin e koleges së tij në panel, opinionistes Monika Kryemadhi, duke thënë: “Monika!”, ç'ka shkaktoi të qeshura të menjëhershme mes të pranishmëve.
Në këtë mënyrë, opinionisti ka zgjedhur ta shmangë një përgjigje të sinqertë, për shkak të pozicioni të tij e për rrjedhojë të ndikimit që mund të ketë në publik. Opinionisti vijon të theksojë se gara është ende e hapur dhe çdo finalist ka shanset e tij për të shkuar deri në fund.
Finalja e “Big Brother VIP Albania” pritet të sjellë emocione të forta dhe një përballje të ngushtë mes banorëve që kanë mbetur në lojë, ndërsa publiku po pret me padurim të mësojë emrin e fituesit të këtij edicioni.
4 finalistët që janë në garë kokë më kokë për çmimin e madh, janë: Selin, Miri, Mateo dhe Rogerti.