Qytetërim

“Përgjithmonë”, Jori Delli merr propozimin romantik nga reperi italian, historia e dashurisë si në filma

Jori dhe Fred njihen prej pothuajse 8 vitesh. Historia e tyre filloi në Torino, ku Jori ishte me ish-të dashurin e saj, Simone

E.K
“Përgjithmonë”, Jori Delli merr propozimin romantik nga
jori delli

ITALI- Modelja shqiptare Jori Delli, ka marrë një propozim romantik për martesë nga reperi italian Fred de Palma, gjatë udhëtimit të fundit që çifti ka pasur në Maldive. “Përgjithmonë”, shkruan ajo, teksa ndan fotot nga momenti magjik.

Çifti ndodhej me pushime kur Fred De Palma zgjodhi momentin perfekt për t’u ulur në gjunjë dhe për t’i bërë pyetjen më të rëndësishme. Jori ka ndarë në rrjete sociale fotot nga momenti i propozimit, ndërsa prej disa vitesh tashmë dyshja ka një marrëdhënie të konsoliduar që po ecën drejt një hapi dhe më të rëndësisshëm.

Jori dhe Fred njihen prej pothuajse 8 vitesh. Historia e tyre filloi në Torino, ku Jori ishte me ish-të dashurin e saj, Simone. Gjatë një mbrëmjeje në një klub nate, Fred kishte vënë re Jorin dhe e kishte pyetur pronarin e klubit se kush ishte ajo vajzë. Pronari i klubit i kishte treguar se ajo ishte e dashura e shokut të tij. Kjo situatë çoi në një përplasje mes Fred-it dhe Simone-s. Megjithatë, të nesërmen, Fred-i i kërkoi falje Simone-s, duke i thënë se nuk e dinte që Jori ishte e dashura e tij dhe se nuk kishte qëllim ta ngacmonte.

“Ne kemi 7 vite që jemi njohur. Kam qenë e dashuruar me një ish-in tim Simone dhe ishim në Torino. Fredi kishte ardhur në një club dhe bënte si garip, e pyeti pronarin kush është ajo. I tha ajo është e dashura e shokut tim. Janë zënë, por të nesërmen i kërkoi falje, i tha më fal nuk e dija që ishte e dashura jote, nuk doja të të ngacmoja.”, ka treguar Jori një vit më parë në Instagram.

Pas këtij incidenti, Fred-i i shkroi Jorit, por ajo i përgjigj shumë keq. Sipas saj, Fred-i ishte nga ata djemtë arrogantë që mendonte se mund të kishte çdo vajzë. Tre vite më vonë, Jorit i erdhi një ofertë nga agjensia e saj për të marrë pjesë në një videoklip të Fred De Palmës. Në atë periudhë, Fred-i ishte i dashuruar dhe Jori kishte një lidhje tjetër. Pavarësisht kësaj, ata bashkëpunuan në mënyrë shumë profesionale.

“Pas disa kohësh më shkroi, unë i jam përgjigjur shumë keq se s’më pëlqente fare. Ishte nga ata çunat arrogantë që mendonte se mund të kishte çdo vajzë. Mbas tre vitesh me vjen agjensia ime në Milano dhe më thotë Jori është për të bërë një videoklip. E pyeta për kë është, më thanë për Fred De Palmën. Ai ishte i dashuruar në atë periudhë dhe unë kam qenë e lidhur. Kemi folur shumë pak, super profesionalist për videoklipin.”

Rreth 3 vite më parë, pasi Jori u bë beqare, Fred-i i shkroi sërish në Instagram. Këtë herë, ajo iu përgjigj dhe filluan të flisnin më shpesh. Gjatë këtyre bisedave, Jori zbuloi një anë të re të Fred-it, të cilën më parë nuk e kishte njohur.

“Tre vite më parë unë isha beqare dhe më shkruan në Instagram iu përgjigja dhe filluam folëm dhe zbulova një anë të tij. Fred De Palma është personazh, Frederiko është krejt tjetër. Jemi shumë të dashuruar.“

Poll

MOS HUMB