TIRANË- Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Lorna Hysa, ka komentuar disa prej raporteve që kishte brenda shtëpisë, dhe të atyre që aktualisht janë aty brenda. Gjatë një intervistë në "Big Brother Radio", Lorna sqaroi një herë e mirë se me Mirin nuk ka pasur asnjëherë diçka më shumë dhe as nuk ka aktualisht.
Por, raporti Miri-Selin, sigurisht që nuk mund të shmangej gjatë intervistës, teksa për këtë të fundit Lorna befasoi me deklaratën. Sipas saj, Selin po e përmend vazhdimisht në shtëpi, por po shtrembëron biseda dhe fakte.
“Jo, unë nuk thashë që është xheloze por i pëlqen që të më përmendë vazhdimisht. Nuk e di se çfarë ndjen Selin. Kur isha brenda në lojë mendoja okej ndoshta më shikon si rrezik për aleancë ose një person që do ta nxjerrë jashtë. Ndërsa jashtë unë nuk e kam pritur që edhe deri dje sepse prapë vazhdon që të më përmendë ajo të thotë edhe në Prime: “Lorna, Lorna, Lorna.” Unë e mirëkuptoj nëse ajo më përmend mua sepse kemi patur le të themi lojën së bashku. Por vazhdimisht ka këtë tendecën që kur zihet me Mirin të thotë: “Sepse Lorna shoqja jote…”
Jam dakord që më përmend, por pse shton gjëra që janë të paqena. Unë nuk kam mundësi që t’i kthej përgjigje sepse po të isha, 30 minuta e shikonte ajo se çfarë përgjigje do t’i ktheja. Do t’i thoja që po gënjen, nuk po thotë një të vërtetë. Vazhdimisht gënjen, unë e mirëkuptoj nëse thotë një të vërtetë, por nëse ti po gënjen është komplet gënjeshtër,” u shpreh Lorna.