Qytetërim

Pse amësia nuk është në planet e Miley Cyrus?

Këngëtarja, kompozitorja dhe aktorja 32-vjeçare tregoi se sa i përket amësisë, është diçka për të cilën nuk ka qenë kurrë e emocionuar, duke folur hapur për herë të parë.

k.m.
Pse amësia nuk është në planet e Miley Cyrus?
Miley Cyrus

SHBA- Këngëtarja Miley Cyrus ka "hapur zemrën" duke folur për një çështje që jo të gjithë personazhet e njohur janë të gatshëm që ta cekin. Në një intervistë të dhënë për "New York Times", konkretisht në serinë e podkasteve "The Interview", Miley Cyrus foli për perspektivën e amësisë dhe pse ajo personalisht nuk nuk e sheh në planet e saj më të afërta.

Këngëtarja, kompozitorja dhe aktorja 32-vjeçare tregoi se sa i përket amësisë, është diçka për të cilën nuk ka qenë kurrë e emocionuar për t'u bërë nënë, duke folur hapur për herë të parë.

"Amësia kurrë nuk ka qenë kurrë diçka për të cilën jam emocionuar. Vjen me shumë përgjegjësi, përkushtim dhe energji, dhe nëse nuk emocionohesh, nuk e di si mund t'i përballosh netët pa gjumë dhe gjithçka që kaloi nëna ime për 18 vjet. Dhe kur them 18 vjet, dua të them 33 vjet, sepse jam ende foshnjë. Kështu që nuk e kam ndjerë kurrë atë emocion,"-tha ajo. 

Edhe në këtë prononcim, ajo ndoqi të njëjtën linjë në një intervistë të mëparshme që dha në vitin 2020, ku u shpreh: Nuk kritikoj askënd që dëshiron të ketë fëmijë. Thjesht, personalisht, nuk është përparësi në jetën time.

Mesa duket asgjë nuk ka ndryshuar për të.../ZËRI

Poll

MOS HUMB