Qytetërim

Pse njerëzit nuk mund të ndalojnë së shikuari videot “AI Fruit”?

Një prej fenomeneve më të fundit është ai i videove me fruta të krijuara nga inteligjenca artificiale, të njohura si “AI Fruit”, që kanë pushtuar platformat si TikTok dhe Instagram.

I.F
Pse njerëzit nuk mund të ndalojnë së shikuari videot
AI FRUIT

TIRANË- Në rrjetet sociale, trendet virale shfaqen dhe zhduken me shpejtësi, por disa prej tyre arrijnë të kapin vëmendjen globale në mënyra të papritura. Një prej fenomeneve më të fundit është ai i videove me fruta të krijuara nga inteligjenca artificiale, të njohura si “AI Fruit, që kanë pushtuar platformat si TikTok dhe Instagram.

Këto video paraqesin fruta që duken jashtëzakonisht realiste, por njëkohësisht të pazakonta, me ngjyra të theksuara, tekstura perfekte dhe forma që nuk ekzistojnë në natyrë. Në shumë raste, frutat transformohen, hapen në mënyrë të pazakontë apo reagojnë si objekte të gjalla, duke krijuar një përvojë vizuale hipnotizuese. Ato krijojnë historitë e tyre romantike, familje, apo edhe tradhëti. Dramat e "AI Fruit" tërheqin vëmendjen e shumë shikuesve, ku një video merr miliona shikime, reagime apo edhe mijëra komente. 

Sipas ekspertëve, një nga arsyet kryesore pse këto video janë kaq tërheqëse lidhet me mënyrën se si truri i njeriut reagon ndaj simetrisë dhe përsosmërisë vizuale. Pamjet e pastra dhe lëvizjet e buta krijojnë një ndjesi kënaqësie dhe relaksi, të ngjashme me efektin ASMR. Ky lloj stimulimi vizual mund të mbajë vëmendjen e shikuesit për më gjatë, duke e bërë përmbajtjen më tërheqëse.

Një tjetër faktor i rëndësishëm është kurioziteti. Shikuesit shpesh përballen me imazhe që sfidojnë logjikën, një frut që hapet si lule, një sipërfaqe që duket si xham apo një strukturë që ndryshon në mënyrë të pamundur. Kjo krijon një ndjesi dyshimi: është reale apo e krijuar nga AI? Pikërisht kjo paqartësi e mban publikun të angazhuar.

Gjithashtu një tjetër faktor është lodhja nga rutina e përditshme, saqë video të tilla duken qesharake dhe sado e vështirë për t'u besuar, edhe qetësuese. Fakti, se po sheh diçka që nuk e ekziston dhe sheh shumë njerëz të tjerë që angazhohen, kjo krijon edhe mundësinë të komunikosh me të panjohurit, madje edhe reagon me komentet e tyre. 

Roli i algoritmeve të rrjeteve sociale është gjithashtu vendimtar. Platforma si TikTok dhe Instagram promovojnë përmbajtje që mban përdoruesit të angazhuar, edhe nëse kjo do të thotë vetëm disa sekonda shikim shtesë. Si rezultat, videot “AI fruit” përhapen me shpejtësi dhe arrijnë audienca të mëdha në pak kohë.

Ky fenomen pasqyron një ndryshim më të gjerë në mënyrën se si njerëzit konsumojnë përmbajtje digjitale. Inteligjenca artificiale po krijon një realitet të ri vizual, ku kufiri mes së vërtetës dhe së krijuarës bëhet gjithnjë e më i paqartë. Në këtë kontekst, përmbajtja nuk ka nevojë të jetë komplekse për të qenë e suksesshme, mjafton të jetë vizualisht e këndshme dhe emocionalisht tërheqëse.

Në fund, popullariteti i videove “AI fruit” tregon se përdoruesit e rrjeteve sociale kërkojnë përvoja që janë njëkohësisht të thjeshta, relaksuese dhe intriguese. Edhe një element i jashtëzakonshëm si fruti mund të shndërrohet në një fenomen global, kur kombinohet me kreativitetin e inteligjencës artificiale dhe fuqinë e platformave digjitale. 

Në komentete e videove të "AI Fruits", ka shumë njerëz që shprehen se pas një dite të lodhshme pune, kjo është mënyra sesi ata relaksohen. Po ashtu, edhe shumë trende të tjera janë krijuar, ku përdoruesit e rrjeteve sociale që shkojnë për të bërë pazar shprehen se nuk e dinin se frutat mund të tradhëtojnë. Menjëherë, video të tilla bëhen virale, pasi shumë njerëz ndjejnë "afrimitet", pasi edhe njerëz të tjerë shohin dhe argëtohen me të njëjtat gjëra si ata, dhe kjo vërehet nga komentet e shumta si "mendoja se isha vetëm unë që i shoh".

Fenomeni i këtyre videove duket se ka shkaktuar efektin e "brain rot", por në anën tjetër shumë njerëz kanë gjetur një mënyrë si të argëtohen pas një dite të lodhshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB