Qytetërim

"Dua të të kërkoj ndjesë, ama këtu jemi..."! Miri "ul shpatat" dhe i kërkon falje Selinës: Nuk ke përse...

Treshja Miri-Selin-Rogert janë përplasur ashpër gjatë ditëve të fundit, ku nuk kanë munguar fyerjet dhe deklaratët e ashpra ndaj njëri-tjetrit.

zh.ll
"Dua të të kërkoj ndjesë, ama këtu jemi..."!
selin-miri

TIRANË- Ndërsa finalja e Big Brother VIP Albania 5 po afron më 18 prill, tensionet brenda shtëpisë vijojnë të jenë të larta. Treshja Miri-Selin-Rogert janë përplasur ashpër gjatë ditëve të fundit, ku nuk kanë munguar fyerjet dhe deklaratët e ashpra ndaj njëri-tjetrit.

Por, deklaratat e tyre kanë përfshirë edhe familjarët. Mbrëmjen e djeshme gjatë surprizës në Prime-t, mamaja e Selin i ka kërkuar banores që të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Shkak u bënë përplasjet e ditëve të fundit, të cilat mamaja e Selin, i konsideron të papranueshme. 

Megjithatë, Selin vendosi që të qëndronte dhe të ‘luftonte’ me të dy banorët për çmimin e madh të këtij edicioni të pestë.

Sot, dinamika mes banorëve ka ndryshuar. Miri i ka kërkuar ndjesë për të gjithë situatën e krijuar asaj dhe mamasë së saj. Ai shprehet se nuk ka ofenduar, por duke qenë se është interpretuar ashtu, kërkoi falje. Gjithashtu u shpreh se nga sot e tutje nuk do të ketë më ofendime, por do të përballen vetëm për lojën.

Pjesë nga biseda:

Miri: Dua të të kërkoj ndjesë për situatën e mbrëmshme, për mamanë që ka ndier ato që ka ndier, për ato gjëra që tha. Jam shumë i sinqertë te kjo pjesë.

Selin: Ndjesën nuk ke pse ia kërkon mamit por mua.

Miri: Të dalim te mami se pastaj do të vij te ti. Se mamaja erdhi dhe tha ato fjalët, dakord. Nuk ka qenë qëllimi që të ndihen keq familjarët apo prindërit tanë, nuk e kam bërë këtë me qëllim të keq, nuk kam ofenduar, po ta them sinqerisht këtë pjesë. Megjithatë nëse është ndier se kam ofenduar, i kërkoj ndjesë asaj dhe të kërkoj ndjesë edhe ty, t’a kërkoj në sy.

Edhe me sinqeritet nuk kam bërë asnjë koment negativ megjithatë është interpretuar ashtu dhe u kërkoj ndjesë të dyjave, ty, mamasë tënde dhe familjes tënde. Unë do mundohem nga sot e tutje, aq sa do kemi mundësi nuk do të kem asnjë koment negativ, asnjë fyerje drejtpërdrejtë dhe këta ta them sinqerisht. Ama këtu jemi në lojë dhe do të flasim për lojën.

Poll

MOS HUMB