Qytetërim

Diamant me shkëlqim, vlera marramendëse e unazës që Princ Leka i dhuroi të fejuarës

Ceremonia e fejesës u zhvillua në një prej rezorteve më luksoze të jugut të Shqipërisë, në prani të familjarëve të afërt, miqve dhe personaliteteve të njohura të jetës publike

E.K
Diamant me shkëlqim, vlera marramendëse e unazës që Princ
princ leka dhe blerta celibashi

TIRANË- Fejesa e Princ Lekës II me Blerta Celibashin në jug të Shqipërisë ka tërhequr vëmendje të madhe, jo vetëm për elegancën e ceremonisë, por edhe për detajin më të komentuar të mbrëmjes unazën e fejesës.

Sipas raportimit të revistës prestigjioze Hello Magazine, unaza me diamant që Blerta Celibashi mban në gisht mund të ketë vlerën e rreth 140 mijë eurove. Revista britanike ka kontaktuar ekspertë të bizhuterive luksoze për të vlerësuar gurin dhe punimin e saj, të cilat, sipas tyre, e bëjnë këtë unazë një nga më të veçantat e vitit.

Eksperti i njohur i bizhuterive Nilesh Rakholia, themelues i PureJeëels në Londër, u shpreh për “Hello” se unaza është “e punuar bukur dhe me delikatesë, një zgjedhje që reflekton klas, dashuri dhe status”.

“Bëhet fjalë për një diamant qendror me 2 deri në 3 karat, me qartësi dhe ngjyrë të shkëlqyer. Vlera e saj mund të variojë nga 80,000 deri në 120,000 paund, që përkthehet në rreth 100,000 deri në 150,000 dollarë amerikanë,” – shpjegoi Rakholia.

Ceremonia e fejesës u zhvillua në një prej rezorteve më luksoze të jugut të Shqipërisë, në prani të familjarëve të afërt, miqve dhe personaliteteve të njohura të jetës publike. Çifti, i cili është komentuar shpesh për elegancën dhe diskrecionin e tyre, zgjodhi një ambient romantik buzë detit për të kurorëzuar këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre.

Poll

MOS HUMB