Bota

Si ndodhi përplasja mes vëllezërve të regjisorit, njëri përfundoi i vdekur

Të dy rezultojnë të jenë vëllezërit e regjisorit nga Kosova, Agon Myftari.

F.m
Si ndodhi përplasja mes vëllezërve të regjisorit, njëri
Agon Myftari

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka tronditiur familjen Myftari në Kosovë, pasi dy vëllezër janë përleshur me njëri-tjetrin dhe një prej tyre ka përfunduar i vrarë. Auron Myftari është viktima, ndërsa Gent Myftari është autori i krimit.

Të dy rezultojnë të jenë vëllezërit e regjisorit nga Kosova, Agon Myftari. Ky i fundit ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen.

Postimi i plotë:

Të dashur familjarë e miq,

Me dhimbje të thellë e me zemër të thyer, ju njoftojmë se djali e vëllau jonë, Auron (Hazir) Myftari, në rrethana tragjike, mbrëmë ka humbur jetën.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në varrezat e qytetit në Arbëri. Për detajet e sakta rreth varrimit, do të njoftoheni me kohë.

Rrethanat që kanë dërguar në humbjen e parakohshme të jetës së Auronit, janë duke u hetuar nga policia. Prandaj, kërkojmë mirëkuptim që të mos spekulohet deri sa organet e rendit ta japin versionin e tyre për ngjarjen tragjike.

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi” (Kur’an, 2:156).

Shpirti i tij u prehtë në paqe! Me respekt, Familja

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit po vijon hetimet.

Poll

MOS HUMB