Qytetërim

Sylvinho drejt largimit? Trajnerin e kuqezinjve e kërkojnë në Brazil

Edhe brenda zyrave të FSHF-së nuk ka siguri nëse duhet të ofrohet një rinovim, duke krijuar paqartësi për të ardhmen e stolit kuqezi.

F.I
Sylvinho drejt largimit? Trajnerin e kuqezinjve e kërkojnë në
Sylvinho

TIRANË-E ardhmja e Sylvinhos si trajner i kombëtares shqiptare të futbollit është ende e paqartë. Me përfundimin e aventurës në fazën "play-off", ku humbja ndaj Polonisë vulosi fatin e Shqipërisë, kontrata e teknikut brazilian po shkon drejt skadimit në fund të muajit korrik pa një akord të ri në horizont.

Kontrata e Sylvinho-s përfundon në korrik dhe palët duken më larg se kurrë. Edhe brenda zyrave të FSHF-së nuk ka siguri nëse duhet të ofrohet një rinovim, duke krijuar paqartësi për të ardhmen e stolit kuqezi.

Ndërkohë, në Brazil ka nisur të qarkullojë sërish emri i Sylvinho-s. Mediat vendase raportojnë se Corinthians, skuadra ku ai ka qenë trajner më herët, po shfaq interes për rikthimin e tij.

Sylvinho drejt largimit? Trajnerin e kuqezinjve e kërkojnë në

Braziliani ka drejtuar ekipin në periudhën maj 2021 – 2 shkurt 2022, ku u shkarkua pas humbjes ndaj Santos. Në 44 ndeshje me Corinthians, ai regjistroi 17 fitore, 14 barazime dhe 13 humbje.

Poll

MOS HUMB