Qytetërim

Sylvinho largohet! Italiani Rolando Maran është trajneri i ri i Shqipërisë

Kontrata e Sylvinhos do të përfundonte në fund të qershorit, por pas dështimeve për të shkuar në botëror, palë nuk kanë rënë dakord për rinovimin. 

zh.ll
Sylvinho largohet! Italiani Rolando Maran është trajneri i ri i
sylvinho-maran-duka ne konference

TIRANË- Trajneri brazilian Sylvinho nuk është më në krye të Kombëtares shqiptare. Lajmi është bërë me dije nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) përmes një komunikate për mediat. 

Kontrata e Sylvinhos do të përfundonte në fund të qershorit, por pas dështimeve për të shkuar në botëror, palë nuk kanë rënë dakord për rinovimin. 

Në një komunikatë për mediat, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) prezantoi trajnerin e ri të kombëtares shqiptare, Rolando Maran. 62-vjeçari italian do të jetë trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit.

Maran shprehu falënderime e vlerësime, që i është dhënë mundësia për të trajnuar kombëtare shqiptare që siç theksoi ai ka një

“Falënderime presidentit më dha mundësinë për të trajnuar një kombëtare që përfaqëson një popull me krenari të madhe. Është diçka që ndihet, është edhe një krenari e madhe për mua dhe premtimi është të transferoj atë dashurinë për këtë fanellë , për këtë komb ta transferoj në fushë, duke dhënë të gjithë angazhimin,. Për mua është një impenjim një angazhim moral, është diçka shumë e fortë ajo që ndjej për këtë mision. Të transmetoj në fushë atë që përfaqësoni ju, për të gjithë tifozët dhe të gjithë kombin”, tha ai.

Kush është Rolando Maran? 

I lindur më 10 gusht 1963 në Trento, Rolando Maran, në karrierën e tij si futbollist ka luajtur si mbrojtës, kryesisht me ekipe italiane.

Si trajner e ka nisur karrierën në Itali në vitin 2002 me Cittadella-n. Ka menaxhuar ekipe në Seria B si Brescia, Bari, Triestina, Vicenza, Catania, Chievo, Cagliari, Genoa, Pisa.

Kjo është hera e parë që Maran do të jetë në stolin e një ekipi kombëtar.

Poll

MOS HUMB