Qytetërim

Tirana ndjen "ethet" e Serbisë, mbyllen bizneset, tifozët kritika FSHF: Shorti po hidhet vonë!

Tensione, kritika dhe masa të rrepta sigurie.

k.m.
Tirana ndjen "ethet" e Serbisë, mbyllen bizneset, tifozët
Foto ilustruese

TIRANË- Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë do të luhet me tifozë të përzgjedhur nga një short elektronik që do të "hidhet" nga Federata Shqiptare e Futbollit. Procesi i shortit elektronik do të kryhet më datë 3-4 qershor. Sipas njoftimit që ka bërë FSHF-ja në rrjetet sociale, vetëm ata që do të përzgjidhen përmes shortit elektronik do të marrin një link të personalizuar në llogarinë e tyre në email. 

"Nëse pas datës 4 qershor nuk merrni një email konfirmimi, kjo do të thotë që nuk jeni përzgjedhur nga shorti elektronik. Nuk do të dërgohet njoftim për ata që nuk janë përzgjedhur. FSHF falënderon të gjithë tifozët për interesin dhe durimin, duke garantuar se çdo hap i këtij procesi po realizohet me transparencë të plotë dhe barazi për të gjithë aplikuesit,"-sqaron FSHF-ja në reagimin zyrtar.

POSTIMI I FSHF:

Por njoftimi i FSHF-së nuk ka kaluar pa polemika nga tifozët dhe mbështetësit e Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Poshtë postimit të Federatës, gjetën hapësirën për t'u ankuar të gjithë ata që kërkonin një biletë për të parë ndeshjen. Shqetësimin kryesor e kishin për faktin se afati kohor, nga përzgjedhja e fituesëve, tek gjetja e biletave të avionit (për ata që vijnë nga jashtë) dhe akomodimi në hotelet në Tiranë. Po sipas tifozëve, Federata nuk i ka marrë parasysh këto kritere ndaj dhe ata nuk i kanë kursyer kritikat në komente. 

KOMENTET E TIFOZËVE

Tirana ndjen "ethet" e Serbisë, mbyllen bizneset, tifozëtTirana ndjen "ethet" e Serbisë, mbyllen bizneset, tifozëtTirana ndjen "ethet" e Serbisë, mbyllen bizneset, tifozëtTirana ndjen "ethet" e Serbisë, mbyllen bizneset, tifozët

- Pra Federata nuk mendon që ka edhe tifozë nga Anglia apo Italia që duan ta shohin Kombëtaren dhe duhet të bëjnë prenotime hoteli, avioni etj dhe e lë deri 2 ditë para ndeshjes konfirmimin e biletave sipas modelit UEFA? Ta kishte UEFA këtë model do kishin falimentuar kompanie ajrore edhe hoteleria. Federatë mashtruese edhe hajdute, më shtrenjtë bileta me Serbinë se sa finalja e Champions. Duhet me ja u lënë bosh stadiumin dhe kështu do përfundoni herët a vonë...

-Dhe si mund të rezervosh një fluturim dhe gjithçka brenda 3 ditëve. Ne i dimë lojërat dhe marrëveshjet tuaja me armikun. Euro 2027 jo Me Shkije

-Nuk keni faj ju. Fajin e kanë ata që ju mbushin stadiumet ju.

- 2 personave që njoh unë ju erdhi oferta për bileta. Çmimi 90€, as në Uembli nuk kushtonte aq një biletë e thjeshtë. Kushtonte 30 euro. Këta banditat e Federatës duan që të përfitojnë nga ndjenja patriotike e shqiptarëve dhe kanë ngritur shpatën.

- Po mirë ne që aplikojmë nga jashtë dhe duam të vijmë si t'ja bëjmë me biletat e avionit e hoteleve, apo varja?

Problemin e çmimit të kripur e kanë "cekur" edhe “Tifozat Kuq e Zi”! Në një postim të bërë në rrjetet sociale, grupimi i tifozëve ka bërë me dije se për herë të dytë në 21 vite, nuk do të jenë të pranishëm në një ndeshje të Shqipërisë. Dhe si shkak kryesor kanë theksuar çmimin e biletave që sipas tyre shkon deri në 1000 euro. Për këtë, edhe "Tifozat KuqeZi" bëjnë me faj Federatën Shqiptare të Futbollit. 

"Ndryshe nga ndeshjet e mëparshme ku anëtarët tanë u organizuan për të siguruar bileta në sektorin tonë tradicional, këtë herë nuk morëm pjesë në farsën e organizuar me pretekstin e një “shorti” të rremë. Ky sistem, i ndërtuar për të garantuar bileta për agjencitë turistike dhe më pas për të ushqyer pazaret e zakonshme, është thellësisht i padrejtë dhe i papranueshëm. Absurdi i kësaj ndeshjeje qëndron te hipokrizia e vazhdueshme e FSHF-së, e cila predikon gjithpërfshirje, por në realitet përjashton tifozët e vërtetë, ata që e kanë ndjekur Kombëtaren për më shumë se 21 vite. Futbolli është kthyer nga një aktivitet popullor në një event ekskluziv për të pasurit, ku çmimet e biletave variojnë nga 150 deri në 1000 euro,"-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.

Por ndërkohë që na ndajnë vetëm pak ditë nga ndeshja, e gjithë zona e stadiumit "Arena Kombëtare", duket se është vendosur dhe do të jetë në "shtetrrethim". Arsyeja është e thjeshtë; siguria!

Tirana ndjen "ethet" e Serbisë, mbyllen bizneset, tifozët

Si pjesë e përgatitjeve për ndeshjen e 7 qershorit, ka nisur çmontimi i bizneseve në zonën e stadiumit. Kjo për shkak se UEFA, por edhe Policia e Shtetit, këtë ndeshje e konsiderojnë të një rrezikshmërie shumë të lartë edhe pse nuk do të ketë tifozë udhëtues apo tifogrupe të skuadrave.

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor, ndërsa takimi i kthimit do të mbahet më 11 tetor 2025 në Beograd. Rivaliteti konsiderohet të jetë një nga më të ashprat në botë për shkak të ngjarjeve që ndodhën gjatë Luftës së Kosovës. Dy ekipet kanë zhvilluar vetëm 2 ndeshje, ku si Shqipëria ashtu edhe Serbia kanë nga një fitore. Ndeshja e parë u zhvillua midis dy kombeve përkatëse më 14 tetor 2014, e cila ishte një fitore 3–0 e dhënë në tavolinë për Shqipërinë pas dhunës që u ushtrua ndaj lojtarëve në ndeshjen e zhvilluar në Beograd. Ndeshja e fundit mes Shqipërisë dhe Serbisë është zhvilluar më 8 tetor 2015 në "Elbasan Arena", sfidë kjo e kthimit pas dramës në Beograd, ku Serbia na mundi me rezultatin 2-0. Por humbja atëkohë nuk u përjetua keq pasi Shqipëria u kualifikua në Europianin "Francë 2016".

Në prag të ndeshjeve, ndërsa në Shqipëri klima duket më e paqtë; nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për atë që po ndodh në Serbi. Presidenti Aleksandër Vuçiç pak javë më parë pati një takim me qytetarët, në mes të të cilëve ishte edhe trajneri serb i Kombëtares. Pasi e pikasi mes turmës, Vuçiç i dha direktiva të qarta: Shkoni atje (në Shqipëri) dhe fitoni!

MASAT E POLICISË:

Për të ruajtur mbarëvajtjen e takimit, 1500 forca policie do të angazhohen në terren por edhe në shoqërimin e dy ekipeve. Fokusi më i veçantë do t'i jepet skuadrës së Serbisë. Nga momenti i mbërritjes në Tiranë, një ditë para ndeshjes dhe deri në largimin nga Shqipëria, ekipi do të shoqërohet me eskorta. Në terren do të jetë edhe anti-terrori, ndërsa për çdo rast mund të përfshihet edhe RENEA.

Shërbimi Informativ Shtetëror, ose SHISH, ka nisur prej kohësh të monitorojë rreziqet e mundshme, ndërsa masat përfshijnë edhe sigurinë brenda stadiumit. Federata ka marrë masat për përdorimin e kamerave specifike që bëjnë identifikimin me fytyrë të çdo tifozë që mund të bëjë sjellje të pahijshme. Si pjesë e masave, është edhe pjesave e shitjes së biletave emër për emër për të gjithë tifozët./ZËRI

Poll

MOS HUMB