Qytetërim

U kritikua për hedhjen e tufave me para në dasmën e motrës, Uzuni: Nuk i harxhova duke hapur shishe në diskoteka

Uzuni vazhdimisht ka treguar për gjendjen e vështirë ekonomike të familjes së tij, ndërsa sot ai falë punës së tij ia ka dalë t’i mbështesë ata

E.K
U kritikua për hedhjen e tufave me para në dasmën e motrës,
myrto uzuni ne dasmen e motres

TIRANË- Në familjen e Myrto Uzunit ka pasur së fundmi gëzim të madh, pasi sulmuesi i Kombëtares Shqiptare martoi motrën e tij, në një dasmë mjaft të bukur, të hareshme dhe madhështore.

Madje, futbollisti kuqezi u bë “viral” në rrjetet sociale, për shkak se në disa video shihet teksa hedh tufa parash kur e motra kërcen. Komentuesit kanë qenë nga më të ndryshmit, por mbizotoronin ata që e “kryqëzonin”.

Pikërisht për këtë situatë, Myrto Uzuni ka reaguar në rrjetet sociale. Ai shpjegon se ka qenë dikur shumë i varfër, ndërsa sot i ka siguruar familjes së tij gjithë të mirat dhe hedhja e parave ka qenë çështje gëzimi.

U kritikua për hedhjen e tufave me para në dasmën e motrës,
POSTIMI I UZUNIT

“Sqarim. Familja numër 1. Videoja e hedhjes së lekëve ishte thjesht një moment gëzimi për motrën time. E di që gjithmonë ka shumë xhelozi, por unë jam ai që kam qenë -0 dhe sot kam arritur t’ia siguroi familjes të ardhmen. Faleminderit Zotit! Nuk i shpenzova lekët nëpër diskoteka duke hapur shishe, do të ketë njerëz që gjejnë arsye për të folur.

Edhe po të mos kisha hedhur, dikush do të kishte komentuar. Pra, çfarëdo që të bësh, nuk mund t’i kënaqësh të gjithë. Unë vetëm bëra atë që ndjeva dhe nuk ka asgjë për t’u keqkuptuar. Faleminderit atyre që e kuptojnë dhe respektojnë gëzimin e familjes! Gëzimë paçi në familjet tuaja! Me respekt, familja Uzuni”, shkruan Myrto në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB