Qytetërim

Vazhdon SHERRI! Dea Mishel i përgjigjet "dhëmbë për dhëmbë" Luiz Ejllit: Në burg do kesh plot mikrofona

Dea Mishel i ka kthyer përgjigje sërish sot.

k.m.
Vazhdon SHERRI! Dea Mishel i përgjigjet "dhëmbë për
Luiz Ejlli dhe Dea Mishel Hoxha

TIRANË- Se mos mendonit se sherri kishte mbaruar, jo! Drama mes Dea Mishel Hoxhës dhe fituesit të “Big Brother VIP2”, Luiz Ejllit vazhdon ende në rrjetet sociale.  E gjitha nisi dje, kur Dea Mishel shpërndau lajmin e dënimit me 1 vit burg të këngëtarit. I shpejtë ishte dhe reagimi i Ejllit, i cili e “paralajmëroi” se në koncertin e radhës sërish do ta ofentonte siç edhe bëri muaj më parë teksa ishte në Shkodër.

“Po ma kërkon me se sbën që t’ia këndoj në koncertin e radhës”, ndërkohë në sfond është kënga e njohur, “oj Lulija jon me limona, o kush na ka inatin ju q*** nona ooo…”.

Por mesa duket u pendua shpejt dhe e fshiu postimin e bërë në rrjetet e tij sociale.

Megjithatë lajm u bë dhe Dea Mishel i ka kthyer përgjigje sërish sot. Sigurisht që me kunja duke i kujtuar se këngëtari rrezikon burg për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

“Nëse do të këndosh për limona, në burg do kesh plot mikrofona,”-shkruan ajo.

Vazhdon SHERRI! Dea Mishel i përgjigjet "dhëmbë për
Dea Mishel Hoxha

Deri më tani, nga ana e Ejllit nuk ka asnjë kundërpërgjigje, por pritet që kjo “luftë replikash” në rrjetet sociale të vazhdojë për shumë gjatë./ZËRI

Poll

MOS HUMB