Qytetërim

"Vendi më i bukur në botë"/ Çfarë e bëri Dua Lipën të fshijë fotot e Kep Merlit?

Megjithatë fshirja e imazheve të saj mund të jetë vetëm një 'pastrim' Insagrami ose një veprim për të lë pas të kaluarën, pasi asokohe në Shqipëri e shoqëronte edhe ish-i dashuri i saj, Anwar Hadid.

F.I
"Vendi më i bukur në botë"/ Çfarë e
Dua Lipa

TIRANË-Ylli shqiptar me famë botërore Dua Lipa ka kryer lëvizjen e radhës në lidhje me Shqipërinë. Bëhet fjalë për një postim të fshirë në rrjetin e saj social Instagram, i cili lidhet me jugun e Shqipërisë. Lipa prej vitesh zgjedh bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet, ku një prej destinacioneve ka qenë edhe Kep Merli, në Ksamil.

Pushimet e saj më 2021 tërhoqën vëmendjen mediatike, ku Kep Merlin, Dua e konsideronte si vendin më të bukur në botë.

“Vendi më i bukur në botë. Kalova çdo ditë këtu ndërsa isha në bregdetin e Shqipërisë dhe nuk dua të largohem kurrë”, shprehej Dua Lipa në postimin e saj.

Por imazhet e saj nga Kep Merli nuk janë më dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore ka vendosur ti fshijë. Nuk dihet ende arsyeja pse këngëtarja vendosi të fshijë imazhet nga bregdeti i jugut.

"Vendi më i bukur në botë"/ Çfarë e

"Vendi më i bukur në botë"/ Çfarë e

"Vendi më i bukur në botë"/ Çfarë e

"Vendi më i bukur në botë"/ Çfarë e

Vetëm pak ditë më parë, Dua Lipa ishte e ftuar në podcastin e Lea Ypit, ku u fol për protestat kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura në Shqipëri. Lipa shprehu shqetësimin e saj për vendimet e marra pa transparencë dhe pa konsultim të gjerë me publikun. Megjithatë fshirja e imazheve të saj mund të jetë vetëm një 'pastrim' Insagrami ose një veprim për të lë pas të kaluarën, pasi asokohe në Shqipëri e shoqëronte edhe ish-i dashuri i saj, Anwar Hadid.

"Vendi më i bukur në botë"/ Çfarë e

Më 31 maj të këtij viti këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, dhe aktori britanik Callum Turner kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë.

Poll

MOS HUMB