Qytetërim

1 orë nga finalja, Tetova nuk e ka finalen e parë me Dinamon

Ai është po ashtu kampion dhe fitues i superkupës në fuqi.

Redaksia Zëri
1 orë nga finalja, Tetova nuk e ka finalen e parë me Dinamon
Edlir Tetova

TIRANË- Më 31 maj 2003 Dinamoja fitonte Kupën e fundit të Republikës. Asokohe drejtohej nga Agim Canaj. Në "Qemal Stafa" kryeqytetasit u përballën me Teutën e Durrësit të drejtuar nga Hasan Lika. Për 90 minuta për durrsakët titullar ishte edhe Edlir Tetova, që sot është trajner i Egnatias dhe e gjen sërish përballë Dinamon si finaliste kupe.

Edlir Tetova e ka fituar dy herë radhazi Kupën dhe këtë e ka finalen e tretë radhazi si trajner me rrogozhinasit, nga ku ka fituar dy. Ai është po ashtu kampion dhe fitues i superkupës në fuqi.

Dinamoja do të mbështetet në anën tjetër te mjeshtëria e Ilir Dajës, që Kupën e Shqipërisë e ka fituar me Skënderbeun në vitin 2018./ZËRI

Poll

MOS HUMB