Qytetërim

Aksidentohet djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, pëson lëndime të rënda në kokë

Djali i Angelia Jolie dhe Brad Pitt është përplasur nga një makinë teksa po shëtiste me biçikletë

I.F
Aksidentohet djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, pëson lëndime
Angelina Jolie dhe Pax Jolie-Pitt

LOS ANGELES- Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Pax Jolie-Pitt, ka pësuar një aksident teksa po shëtiste me biçikletë.

Sipas mediave të huaja, Pax ka pësuar lëndime të rënda në kokë. 20-vjeçari po shëtiste me biçikletë kur u përplas nga një makinë. Menjëherë pas aksidentit Pax u transferua në spitalin e Los Anegeles.

Policia tha se i riu nuk po mbante një helmet në momentin e përplasjes dhe kjo bëri që të lëndohet në kokë. Ai u dërgua menjëherë në spital, pasi dyshohej se mund të kishte gjakderdhje të brendshme.

Burimet i thanë TMZ se gjendja e Pax është e qëndrueshme, megjithatë nuk ka shumë informacione rreth aksidentit të tij dhe lëndimet që ai ka pësuar. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB