
SPANJË- Suspanca lidhur me të ardhmen e Nico Williams ende vazhdon. Megjithatë ka zëra që thonë për mediat spanjolle se i riu ka vendosur që të vazhdojë të luajë për "Atletico Madrid". Por, ende asgjë nuk është konfirmuar. Sulmuesi ende nuk e ka vendosur të ardhmen e tij. Të paktën kështu pretendon Fabrizio Romano në përditësimin e tij të fundit.
Gazetari italian pohon gjithashtu se "AC" ka një propozim interesant për Nico, si përpjekjen e fundit për ta mbajtur në skuadër. Sipas tij, klubi propozoi se do ta shpërblente 22-vjeçarin nëse ai do të vendoste që të ishte pjesë e skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm. Premtuan edhe një kontratë të re, edhe pse më të fundit me klubin, ai e ka nënshkruar në fund të vitit 2023.
Kontrata aktuale e Nicos skadon në vitin 2027 dhe klauzola e tij është 58 milionë euro. Por Atletico Madrid ofroi gjithashtu të diskutonte kushtet e klauzolës së lirimit në marrëveshjen e tij të re, duke tentuar që ta rrisë në mënyrë që të shmangë kërkuesit.
Barcelona, një nga skuadrat që e do më ngulm të riun, nuk mund të përballojë që Nico të nënshkruajë një marrëveshje të re me Athletic Club, duke ditur se çdo rritje në klauzolën e tij të lirimit mund ta bëjë atë të papërballueshëm verën e ardhshme.
Sidoqoftë, Nico ende nuk i është përgjigjur ndonjë propozimi deri më tani, përfshirë ato nga klubi i tij ku ndodhet aktualisht./ZËRI