Qytetërim

ALARMI/ Rriten sëmundjet seksualisht të transmetueshme në gjithë Europën

Një seri raportesh të publikuara nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve zbulojnë një rritje alarmante të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme në të gjithë Evropën

D.XH
ALARMI/ Rriten sëmundjet seksualisht të transmetueshme në
Semundjet seksualisht te transmetueshme

BRUKSEL - Raportet e fundit nga Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) mbi klamidian, gonorrean dhe limfogranuloman venereum (LGV) theksojnë rritjen e mprehtë të rasteve të raportuara të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (STD) në 27 vende të Bashkimit Evropian/BE, raportohet nga Qendra Evropiane.

Kjo rritje në numra është e ngjashme me rritjen e rasteve të sifilizit të raportuara më parë nga ECDC dhe tregon një tendencë dhjetëvjeçare të rritjes së normave të IST-ve në të gjithë Evropën, pavarësisht rënies gjatë pandemisë së koronavirusit, ndoshta për shkak të distancimit social.

Më konkretisht, sipas ECDC, numri i rasteve të raportuara me gonorre vazhdoi të rritet, siç ishte rasti para Covid-19. Vetëm në vitin 2021 kishte 46,728 raste të konfirmuara të gonorresë, duke tejkaluar nivelet para pandemisë. Megjithëse të dhënat zbulojnë dallime të rëndësishme në të gjithë BE, meshkujt homoseksualë përbënin më shumë se gjysmën e rasteve të raportuara.

Programi Evropian i Mbikëqyrjes Antimikrobiale të Gonokokut (Euro-GASP) raporton rritje të rezistencës ndaj dy antibiotikëve specifikë, azitromicinës dhe ciprofloksacinës, duke nënvizuar nevojën për vigjilencë dhe strategji të fuqishme reagimi./ZËRI/

Poll

MOS HUMB