Qytetërim

Anxhela Peristeri tregon pse nuk publikon foto me partnerin: Kam frikë se ma marrin

Anxhela tregoi se është në një lidhje, por nuk ka dëshirë që të publikojë foto apo momente me të.

k.m.
Anxhela Peristeri tregon pse nuk publikon foto me partnerin: Kam frikë se
Anxhela Peristeri

TIRANË- Si kurrë më parë, këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri ka rrëfyer detaje nga jeta e saj private. Kështu ka zbuluar se ajo dhe partneri i saj misterioz janë në një lidhje prej gati 10 vitesh. Në një intervistë që ajo ka dhënë për "Cherry on top", Anxhela tregoi se është në një lidhje, por nuk ka dëshirë që të publikojë foto apo momente me të. Shkakun e ka zbuluar me pak batuta.

"Është shumë i bukur, kam frikë se ma marrin. Kam shumë vite me të, 10 vite, është brun me sy jeshil, 1.90 i gjatë ndaj nuk e nxjerr,”-tha Anxhela.

Artistja rrëfeu se nuk e ëndërron fustanin e bardhë dhe se s’beson tek martesa, duke zbuluar se bashkëjeton pjesërisht me partnerin./ZËRI

Poll

MOS HUMB