Qytetërim

Aplikacioni 'Signal' ndalohet në dy shtete

Aplikacioni është bllokuar për shkelje të ligjeve të lidhura me operacionet anti-terroriste.

f.t
Aplikacioni 'Signal' ndalohet në dy shtete
foto ilustruese

RUSI-Rusia dhe Venezuela kanë ndaluar qasjen në aplikacionin e mesazheve Signal. Aplikacioni është bllokuar për shkelje të ligjeve të lidhura me operacionet anti-terroriste, shkruan Reuters.

"Qasja në aplikacionin e mesazheve Signal është bllokuar në lidhje me shkeljen e kërkesave të legjislacionit rus, të cilat duhet të respektohen për të parandaluar përdorimin e aplikacioneve të mesazheve për qëllime terroriste dhe ekstremiste,"- u shpreh bikëqyrja shtetërore e komunikimeve në Rusi, Roskomnadzor.

'Signal' konsiderohet të jetë një nga aplikacionet më të sigurta të mesazheve, duke i lejuar përdoruesit të dërgojnë tekste të koduara, të bëjnë thirrje zanore dhe video. Rusia e ndaloi më parë aplikacionin e mesazheve 'Telegram' në vitin 2018, pasi refuzoi t'i dorëzonte organeve të rendit rus "çelësat e kriptimit" që do t'i lejonin autoritetet të lexonin bisedat private të përdoruesve dhe të parandalonin sulmet terroriste./ZËRI

Poll

MOS HUMB