SHBA- Argjentina ka përmbysur Anglinë dhe ka fituar 1-2 duke siguruar finalen e Botërorit 2026.
Një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat, e cila u zhbllokua në pjesën e dytë. Në minutën e 55-të, Gordon kaloi në avantazh “Tre Luanët” me golin e tij. Megjithaë, avantazhi nuk rezistoi deri në minutat e fundit, pasi Argjentina u hodh menjëherë në sulm dhe vendosi ekuilibrat me një gol të Enzo Fernandez në minutën e 85-të. Ndërsa në minutat shtesë edhe erdhi dhe goli i avantazhit nga Lautaro Martinez.
Kështu, Argjentina gjen finalen e dytë radhazi të Kupës së Botës. Këtë e herë në finale e pret Spanja, e cila mundi dhë dërgoi në shtëpi Francën, një nga pretendet kryesore që nga nisja e këtij kompeticioni.
Më 19 korrik në orën 21:00 në 'MetLife Stadium' të Neë Jerseyt do të luhet një finale mes Evropës dhe Amerikës Latine./ZËRI