
Mozzik dhe Getinjo
PRISHTINË- Reperi nga Kosova, Getoar Aliu, i njohur me emrin e artit si Getinjo mund të jetë arrestuar. Dyshimet i ka ngritur postimi që ka bërë vëllai i tij, reperi Mozzik, ka bërë në rrjetet sociale.
Ai ka ndarë me ndjekësit e tij, në faqen e tij në rrjetin social "Instagram" një fotografi të Getinjos me mbishkrimin: Liri për Getin, Shihemi së shpejti vëllai im, dashtë Zoti.
Deri më tani, ende nuk ka një njoftim zyrtar, për të mësuar nëse Aliu është arrestuar apo jo, por nga raportimet e deritanishme, dyshohet se arrestimi mund të ketë ndodhur në Zvicër.
Poll