Qytetërim

Austria zë “fronin” e Grupit D, Franca siguron me barazim kualifikimin

Austria ka arritur një fitore të madhe, në Grupin C, duke mundur “Tulipanët” e Holandës, me rezultatin 2-3, në një sfidë që rezultoi të ishte spektakolare e plot emocion.

f.t
Austria zë “fronin” e Grupit D, Franca siguron me barazim
Kylian Mbappe

GJERMANI- Pas kombëtareve të Grupeve A dhe B, pasditen e kësaj të marte kanë qenë përfaqësueset e Grupit D të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ato që kanë përfunduar xhiron e tretë dhe të fundit, të fazës së grupeve, me Austrinë, Francën dhe Holandën, të cilat siguruan kualifikimin për më tej.

Kështu, në “Olympiastadion”, të Berlinit, Austria ka arritur një fitore të madhe, në Grupin C, duke mundur “Tulipanët” e Holandës, me rezultatin 2-3, në një sfidë që rezultoi të ishte spektakolare e plot emocion. Në krahun tjetër, “Gjelat” francezë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1 me 1, në “Signal Iduna Park”, të Dortmundit, me kapitenin Kylian Mbappe, që shënoi golin e parë për skuadrën e Deschamps, ndërsa për të barazuar shifrat mendoi “bomberi” polak, Robert Lewandowski.

Falë këtyre rezultateve ka ndryshuar goxha renditja në Grupin C, teksa përfundimisht kalojnë si koka grupi, Austria dhe Franca, me “Shqiponjat” austriake, që ia kanë dalë të pozicionohen në vendin e parë, në një grup “gjigantësh”, ku kanë arritur 6 pikë.

Poll

MOS HUMB