
TIRANË- Fituesja e BBV 3, Egla Ceno teksa ka folur me ndjekësit e saj gjatë një video-live në rrjetet sociale, ka rrëfyer se ende nuk e ka marrë çmimin e madh.
Pas disa pyetjeve nga ndjekësit e saj, Ceno tha se nuk është kontaktuar nga askush në lidhje me çmimin e fitur, por as ajo nuk ka kontaktuar dikë.
“Nuk e kam marrë akoma 100 mijëshen e Big-ut. Kur ta marr do të them, por nuk e kam marrë. Janë me pushime, s’kam kontaktuar dhe s’më ka kontaktuar njeri”, tha aktorja.
Një nga pyetjet e ndjekësve ishte dhe nëse ajo do të rikthehej në programin e humorit “Portokalli”, ku tha se nuk do të punonte sërish atje, pasi nuk i pëlqen.
“Nuk më intereson “Portokallia”. E kam provuar një sezon, e bëra qejfin tim por nuk dua te vazhdoj te portokalli. Nuk më pëlqen”, përfundoi ajo. /ZËRI