Qytetërim

Ben Affleck gati të nisi një kapitull të ri në jetë, shpërngulet në rezidencën e tij prej 20 milionë dollarë

Affleck bleu rezidencën e tij të re disa muaj pasi filluan problemet mes tyre.

I.F
Ben Affleck gati të nisi një kapitull të ri në jetë,
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

LOS ANGELES- Pavarësisht se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u panë sërish së bashku pas lajmeve të divorcit të tyre, duket se në fakt nuk ka më kthim për ta. Aktori vendosi të shpërngulej nga shtëpia që kishte së bashku me këngëtaren dhe të nisi një kapitull të ri rezidencën e tij prej 20 milionë dollarësh.

Affleck bleu rezidencën e tij të re disa muaj pasi filluan problemet mes tyre. Ndërsa, Lopez 2 javë pas 2 vjetorit të martesës së tyre depozitoi kërkesën për divorc në Gjykatën e Los Angeles. Në kërkesën e paraqitur thuhej se arsyeja e ndarjes ishin “karakteret e tyre të ndryshme”. Pavarësisht se këngëtarja nuk ka bërë deklarata zyrtare për ndarjen e tyre, duket se vendimi i saj ka qenë i qartë.

Sipas disa personave të afërt me Jennifer, këngëtarja e kishte të vështirë të përballonte emocionet e aktorit. Sipas “PEOPLE” këngëtarja kaloi shumë kohë duke u siguruar që Ben të ishte i lumtur dhe të kishte gjithçka që i nevojitej. Ajo kujdesej për të pothuajse sikur të ishte një fëmijë. Miqtë e saj shpesh i kërkuan asaj që të mos merrte përgjegjësi për ndjenjat e tij, pasi Affleck shpesh ishte pesimist, ndërsa Jennifer e shikon jetën me më shumë mirënjohje dhe optimizëm.

Pavarësisht nga çdo pengesë, Affleck u zhvendos në shtëpinë e tij të re. Fotot e fundit tregojnë kamionë në shtëpinë me qira të aktorit, dhe disa punonjës që mbajnë kuti me sendet e tij personale.

Ben Affleck gati të nisi një kapitull të ri në jetë,

Ndërsa ish-çifti përpiqet të vazhdojë jetën e tyre të ndarë, ata sërish ndajnë disa hapësira profesionale së bashku, si zyrat e tyre në Los Angeles. /ZËRI

Poll

MOS HUMB