Qytetërim

Botërori 2026! Kualifikimet-Holanda, Japonia dhe Suedia në festë

Suedia renditet në vendin e tretë me 4 pikë dhe siguron matematikisht kualifikimin si një nga vendet e treta më të mira.

F.I
Botërori 2026! Kualifikimet-Holanda, Japonia dhe Suedia në festë
pamje nga ndeshja

SHBA-Holanda mposhti 3-1 Tunizinë në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë dhe të fundit të Grupit F të Botërorit, duke e mbyllur grupin në vendin e parë me 7 pikë. Në fazën e 1/16-ve, “Tulipanët” do të përballen me Marokun.

Ndërkohë, sfida mes Japonisë dhe Suedisë, e zhvilluar në Arlington, përfundoi 1-1. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë: Maeda kaloi në avantazh Japoninë në minutën e 56-të, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë Elanga barazoi, rezultat që i siguroi Suedisë kualifikimin si një nga vendet e treta më të mira të grupit. Suedia renditet në vendin e tretë me 4 pikë dhe siguron matematikisht kualifikimin si një nga vendet e treta më të mira.

Japonia e mbylli Grupin F në vendin e dytë dhe në fazën e 1/16-ve do të përballet me Brazilin.

Poll

MOS HUMB