Qytetërim

Brazili ikën me turp! Dy golat e Haaland çojnë Novegjinë në çerekfinale

Brazili kishte disa raste për të kaluar në avantazh, por nuk i shfrytëzoi.

F.I
Brazili ikën me turp! Dy golat e Haaland çojnë Novegjinë
Neymar

SHBA-Rrugëtimi i Brazilit në Botëror është mbyllur në fazën e 1/8-ve. Për herë të parë në histori kombëtarja e Norvegjisë është kualifikuar për në fazën çerekfinale të Kupës së Botës.  Erling Haaland shënoi dy gola, teksa sulmuesi i Manchester Cityt ngjitet në kuotën e shtatë golave këtë Botëror, aq sa kanë Lionel Messi dhe Kylian Mbappe.

Brazili kishte disa raste për të kaluar në avantazh, por nuk i shfrytëzoi. Në minutën e 14-të, Guimaraes shpërdoroi një penallti, e cila u prit nga portieri. Në shtesën e dhjetë të ndeshjes, pas një ndërhyrje të gabuar në zonë, Brazili fitoi 11 metërshin e dytë të ndeshjes. Neymar nuk gaboi dhe shkurtoi shifrat për 1-2, por nuk kishte më kohë.

Në pesë përballjet mes tyre në histori, Brazili nuk ka fituar asnjë sfidë kundër Norvegjisë. Norvegjia do të përballet me Anglinë, pasi "Tre Luanët” triumfuan 3-2 ndaj Meksikës.

 

Poll

MOS HUMB