GJERMANI-Trajneri i kombëtares së Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka dhënë dorëheqjen pas eliminimit të turpshëm të ekipit nga Kupa e Botës. Gjermania humbi sfidën në raundin e 1/16 të Kupës së Botës kundër Paraguait me penallti.
Sipas mediave gjermane, vendimi u mor pas një takimi krize me zyrtarë e lartë të Federatës Gjermane të Futbollit, të cilët i kërkuan trajnerit 38-vjeçar të jepte dorëheqjen. Menjëherë pas humbjes, Nagelsmann kishte përjashtuar mundësinë e largimit nga pankina.
Nagelsmann mori drejtimin e “Panzerave” me synimin për ta rikthyer ekipin në elitën e futbollit botëror, por eliminimi i hershëm në Kupën e Botës duket se ka çuar në mbylljen e bashkëpunimit. Tani e gjithë vëmendja është te pasuesi i Nagelsmann në drejtimin e “Panzerave”.
I përzgjedhuri është Jurgen Klopp. Ish trajneri i Mainz, Borussia Dortmund dhe Liverpool pritet të ulet në pankinë. Kontaktet e para me Federatën Gjermane janë realizuar, ndërsa pritet vetëm zyrtarizimi i tij.