Qytetërim

Britney Spears nxorri 'sekretet në shesh', Timberlake i zhgënjyer

Në kujtimet e saj, Britney Spears flet për gjithçka që ka kaluar ndër vite, nga hapat e saj të parë në industrinë e muzikës e deri më sot.

E.K
Britney Spears nxorri 'sekretet në shesh', Timberlake i
Justin Timberlake dhe Britney Spears

SHBA- Justin Timberlake nuk është aspak i lumtur për “sekretet” e dala në ‘’shesh’’ nga Britney Spears në librin e saj. Në kujtimet e saj, Britney Spears flet për gjithçka që ka kaluar ndër vite, nga hapat e saj të parë në industrinë e muzikës e deri më sot.

Ndër të tjera ajo zbuloi edhe abortin që kishte bërë gjatë lidhjes me këngëtarin, pasi ai nuk donte të bëhej baba. Pas asaj që ka shkruar ylli, ka kuptim që shumë fansa të saj janë kthyer kundër tij duke e akuzuar se e ka lënduar.

Mirëpo, ai vetë nuk ka qenë në kontakt me të dhe siç raporton një person i afërt, nuk do ta bëjë këtë edhe pse nuk i pëlqen, gjithçka ka thënë këngëtarja është e vërtetë.

Duke folur për Page Six, një burim i afërt me të tha:

"Justin nuk ka kontaktuar fare me Britneyn për asnjë nga këto dhe ai nuk do ta bëjë këtë, sepse nuk mund t'i thotë asgjë”.

Nga ana tjetër, një burim i afërt me Spears tha: 

“Ky libër i ka dhënë jetë Britney-t dhe me të vërtetë, asaj nuk i intereson kush ofendohet nga ndonjë gjë në të, sepse kështu ndodhi.  Askush nuk mund t'i thotë asgjë”./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB