
SHBA- Whatsapp ka bërë një njoftim tepër të rëndësishëm, për sa i përket përdorimit të tij, nga sot e në vazhdim.
Nga fundi i muajit tetor e në vijim, rrjeti social mjaft popullor, Whatsapp, nuk do të funksionojë në disa pajisje të vjetra celulare, të llojit Android.
Bllokimi i Whatsapp në disa pajisje
WhatsApp do të bllokohet në disa celularë, pasi aplikacioni i bisedës konfirmoi se do të ndalojë mbështetjen e pajisjeve, që përdorin sisteme operative më të vjetra se Android 5.0.
Me fjalë të tjera, nëse keni një telefon me një OS më të vjetër, nuk do të jeni në gjendje të përdorni më WhatsApp ose të përdorni bisedat tuaja private ose në grupe.
Kur bllokohet WhatsApp në telefonat e vjetër?
Bllokimi do të ndodhë shumë shpejt. “Duke filluar nga 24 tetori 2023, do të mbështetet vetëm versioni i sistemit operativ Android 5.0 dhe më i ri”, tha kompania në faqet e saj.
Whatsapp tregon edhe arsyet për bllokimet në disa pajisje. "Për të vazhduar me përparimet më të fundit në teknologji, ne rregullisht ndalojmë mbështetjen e sistemeve operative më të vjetra, për t'i drejtuar burimet tona në mbështetjen e atyre më të fundit", shton në njoftimin e saj kompania.
Cilët telefona preken nga ndryshimi?
Telefonat e mëposhtëm nuk do mund ta përdorin më Whatsapp:
Galaxy Note 3
Galaxy S4
Të dyja këto pajisje nuk do të jenë në gjendje të përdorin WhatsApp tani e tutje. Pajisjet e tjera si Galaxy S5 dhe Galaxy Note 4 nuk do të preken, pasi kanë marrë përditësimin zyrtar të Android 6.
Edhe pse pajisjet, që do u ndërpriten shërbimet për Whatsapp, konsierohen tepër të vjetra, besohet se në të gjithë botën janë afër 10 milionë celularë të tillë në treg./Zëri.ai/