Qytetërim

Calvin Harris njofton lindjen e djalit...por shokon me postimin për placentën

DJ i famshëm dhe gruaja e tij Vic Hope zgjodhën të bënin një lindje në shtëpi.

k.m.
Calvin Harris njofton lindjen e djalit...por shokon me postimin për
Calvin Harris

SHBA- DJ i njohur me famë ndërkombëtare Calvin Harris njoftoi lindjen e djalit të tij në rrjetet sociale duke postuar foto të lindjes që ndodhi në një pishinë plastike në shtëpi, por kjo shkaktoi reagime. Postimi i Harris për lindjen e të birit përmban, ndër të tjera, një foto të placentës, si dhe të tjera që tregojnë procesin e dehidratimit dhe shndërrimit të saj në kapsula.

Edhe pse publikimi kishte shumë urime për lindjen e foshnjës, nuk ishin të paktë ata që reaguan, duke pretenduar se nuk ishin gati të shihnin imazhe të tilla. Shumë shprehën sikletin dhe bezdisjen e tyre për fotot e placentës që u postuan, madje disa që deklaruan se "nuk prisnin të shihnin imazhe të tilla personale".

Në të njëjtin postim, Harris shprehu admirimin e tij për gruan e tij dhe nënën e djalit të tij, Vic Hope , duke e quajtur atë një "superheroinë".

POSTIMI I PLOTË:

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Calvin Harris (@calvinharris)

Poll

MOS HUMB