Qytetërim

Channing Tatum dhe Zoe Kravitz ndahen pas 3 vitesh lidhje

Të dy filluan të takoheshin pasi punuan së bashku në debutimin regjisorial të Kravitz.

k.m.
Channing Tatum dhe Zoe Kravitz ndahen pas 3 vitesh lidhje
Zoe Kravitz dhe Channing Tatum

SHBA- Zoe Kravitz dhe Channing Tatum u ndanë pas tre vitesh lidhje. Burime të shumta kanë konfirmuar për PEOPLE se aktorja e “Batman” dhe aktori i “Magic Mike” kanë anuluar fejesën e tyre. Të dy filluan të takoheshin pasi punuan së bashku në debutimin regjisorial të Kravitz, me filmin "Blink Twice" dhe dyshja u fejuan një vit më parë.

Kravitz është fotografuar dhe pa unazën e saj të fejesës javët e fundit.

Kravitz dhe Tatum ndezën për herë të parë thashethemet për lidhjen e tyre kur u fotografuan me biçikletë nëpër rrugët e Nju Jorkut në gusht 2021. Një muaj më vonë, ata u panë duke lënë Met Gala së bashku përpara se Tatum të konfirmonte fejesën e tyre në Instagram në Halloween./ZËRI

Poll

MOS HUMB