Qytetërim

Chiellini i bindur: Shqipëria ka vetëm 1 përqind mundësi përballë Spanjës

f.t
Chiellini i bindur: Shqipëria ka vetëm 1 përqind mundësi
Giorgio Chiellini

GJERMANI- Ish-kapiteni i Italisë dhe Juventusit, Giorgio Chiellini ka komentuar Grupin B në Euro 2024. Chiellini ka komentuar edhe sfidën që do të luhet sot, ku shprehet se ka bindjen e tij që Shqipëria nuk ka më shumë se 1 përqind mundësi për të kaluar më tej.

“Që Spanja do të ishte e para e këtij grupi kjo pritej, duke parë faktin e punës së bërë nga ata ndër vite, edhe pse në Europianin e fundit ne morëm ndoshta fitoren tonë më të rëndësishme për të arritur në fund te trofeu. Pas Enriques, ata morën de la Fuente, i cili ka rritur shumicën e brezit aktual të Spanjës, kështu që ishte normale dhe një vazhdimësi pozitive. A ka shanse Shqipëria ndaj Spanjës? Në varësi të kombinimeve dhe rezultateve që mund të lidhen me grupet e tjera, ndoshta kanë 1 përqind shans për fitore, por përballë Spanjës, më vjen keq, por Shqipëria nuk ka asnjë shans që të fitojë. Me pikën e marrë ndoshta do të presin fundin e grupeve, për të shpresuar si një ndër 4 të tretat më të mira, por ndaj Spanjës nuk i jap asnjë shans", tha ai.

Poll

MOS HUMB